Partizani- Laçi në ‘Air Albania’?


Pas inagurimit të impaintit të ri, parashikuar me 17 nentor, një supersfidë në Tiranë. Do ta tentojë klubi i kuq organizimin e shtëpiakes në ‘Air Albania’?

‘Arena Kombëtare’ apo ‘Air Albania’,  hapi dyert dje ndërsa para datës inaguruese me 17 nentor Shqipëri- Francë për eliminatoret ‘Euro 2020’, u luajt ndeshja mes Vllaznisë dhe Apolonisë për femra.

Programur si test, gjithçka shkoi mirë dhe të pranishmit, përjetuan komoditetin që ofron stadium më i ri në Shqipëri.

Ndërkaq, pritet që sot ose nesër, një delegacion nga UEFA, të inspektojë për herë të fundit impiantin modern dhe më pas inagurimi me ‘gjelat’.

Por menjëherë pas ndeshjes inaguruese, rikthehet kampionati Shqiptar. Tirana, Partizani por dhe Dinamo, skuadrat kryeqytetase, e kanë vuajtur ndjeshëm mungesën e një impianti  në kryeqytet. Sidomos pas daljes në ‘pension’ të “Qemal Stafës”.

Stadiumi “Selman Stërmasi”, u përdor mizorisht dhe përveç Tiranës, pronare e tij, ishte dhe Partizani që luajti shtëpiaket në këtë impiant. Për të mos përmendur takimet e tjera…

 Sot Tirana kryeqytet, ka gati “Air Albania”. Pas Shqipëri- Francë, në kalendar Partizani- Laçi. A do të jetë kjo sfidë, ndeshja e parë e Superiores në impiantin e ri pas 11 ditëve?

Pyetje të cilës i takon të japë përgjigje klubi pritës Partizani. Kryesuasja e Superiores dhe skuadra më në formë e momentit, ia vlen të ‘inagurojë” Superioren në ‘Air Albania’. Duka e tha: Klubet e kryeqytetit, do kenë akses për të luajtur me qira të përafërt me ish ‘Qemal Stafën’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!