Shkëmbi pret kthesën, shtrydh grupin në seancë…

Moti me shi ka kufizuar Teutën për tu ushtruar si zakonisht me programin stërivtor. Gjithësesi, skuadra e Shkëmbit e ka gjetur zgjidhjen.

Klubi ka operuar duke shfrytëzuar hapsirën pranë stadiumit dhe ambientet e mbyllura në palestër.

Më tej, seanca është alternuar duke kryer afro 20 vrapime rreth fushës. Stafi tekinik i ka pasur të gjithë në dispozicion.

Ndërkaq, ndërpreja e kampionatit për dy javë, vjen si me porosi për Çyrben i cili doli i dëmtuar nga fusha në Gjirokastër.

Ndaj Vllaznisë për javën e 13-të në transfertë, Teuta do vuajë mungesën e Rustem Hoxhës. Mbrojtësi ka plotësuar numrin e kartonëve.

Sakaq, Shkëmbi pret kthesën nga të tijtë. E projektuar si skuadër e kreut, javët e fundit ‘djemtë e detit’, nuk kanë përparuar në renditje, ndërsa vija e parë e sulmit me Khalid e Nikaç, aspak në pritshmëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!