Laçi ‘rrëmben’ skenën, Partizani blof në Vlorë

Kategoria Superiore, java e 12-të: Laçi – Kukësi 1-0  (Nuabueze 63’(p)), FlamurtariPartizani 1-1 (B.Nebihi 58’/ Belica 54′)

Nuk ka ndryshe. Skuadra e Laçit me Cungun në krye, po kalon me sukses të gjithë rivalët me të cilët po ndeshet.

Sot në Laç, kurbinasit e kërkuan që në fillim golin duke  ushtruar presion në të  gjithë hapsirën. Në një moment ndërsa ishin luajtur vetëm 12 minuta lojë, Nuabueze me topin në kontroll, pengohet nga Obanor duke krijuar idenë se kishte penallti. Jo, thotë Hamiti dhe gjthçka kaloi në aspektin e fushës kur edhe Kukësi kërkon të dalë përpara.

Janë të vendour bardhezinjtë që po në këtë pjesë pretendojnë penalltinë numër 2 . Një aksion nga e djathta e Tekos. Top i hedhur në zonë dhe një prekje e dukshme me dorë nga Kotobelli por dhe këtë radhë kryesori nuk u ndihmua nga gjyqtari i linjës së djathtë.

Në pjesëne dytë, Kukësi duket sikur e nis më mirë. Rroca e Gavazaj marrin më shumë përsipër por pa kaluar shumë minuta lojë, Laçi me një aksion model nga krahu i djathtë me dyshen Fangaj- Teko, arrin të fitojë penallti. Është e 62-ta.

Merr përsiper Nuabueze duke goditur saktë për në të djathtë të portierit Xhika. E 63-ta përpos avantazhit, duket se krijon besim te vendasit që i afrohen golit edhe disa herë të tjera.

Në fund, Kukësi insiston të barazojë por përpara murit bardhezi, e ka të vështirë të realizojë. Fitorja e 4 radhazi e Laçit konvertohet me vendin e tretë në tabelë ndërsa Kukësi mbetet në kuotën e 18 pikëve.

Flamurtari ndal Partizanin në Vlorë. Pasi e ka bërë më herët me Laçin, Tiranën, Skëndërbeun, vlonjatët bëjënë një tjetër performancë të mirë sot ndaj kryesuesit të Kategorisë Superiore.

Barazim për moral apo për të shërbyer në vijim, këtë do ta tregojë gara në vijim por Flamurtari duket se ka rritje në lojë me Birçen në timon.

Partizani, konfuz dhe nuk arrin të mbyllë një takim të cilin e udhëhoqi për pak minuta. Humb dy pikë por dhe mundësinë e parë të shkëputjes nga rivalët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!