‘Klasiken’ e bën…Vllaznia

Kategoria Superiore java e12-të: Tirana- Vllaznia 0-0


Shkodranët me Hygor, Krymi dhe Shtubina, raste të pastërta shënimi. Drejton nga stoli Safet Osja. Tirana luan me …’emra’.

Në ‘Selman Stërmasi’, Tirana dhe Vllaznia, hapën takimet e javës së 12-të të Kategorisë Superiore.  Në impiantin pa spektatorë, për shkak të dënimit të Tiranës nga Disiplina, klasikja e futbollit shqiptar, ka përfunduar ashtu si dhe nisi,0-0.

Kryeqytetasit në letër u nisën favoritë por në atë terren tejet të amortizuar, bënë shumë pak për të fituar tri pikë. Madje ishte Vllaznia që rrezikoi seriozisht me Hygor.

Braziliani goditi shtyllën duke paralajmëruar se miqtë kanë të tjera qëllime në këtë takim. Edhe pse bardheblutë ishin më shumë në kontakt me topin, vetëm në raste sporadike rrezikuan Sherrin duke mos bindur aspak në këtë duel me pritshmëri të lartë.

Një mundësi e artë e Ngo, shkoi në shtyllë teksa mundësia e fundit u evitua nga Malota.

Në anën tjetër pas daljes nga fusha të G. Likës, ndër lojtarët më aktivë në fushë, një tjetër veteran i Vllaznisë, rrezikon të shënojë në portën e Tiranës. Ëshë pikërisht ai që zevëndësoi kapitenin.  

Ndriçim Shtubina në fund të takimit, u vu përballë Ilion Likës por Shtubina nuk “ndriçoi” në momentin e duhur duke u vonuar dhe dhënë kohë mbrojtjes të evitojë goditjen fatale. Në fund 0-0 duke kënaqur disi Vllazninë e lënë pa ‘fjalë” Tiranën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!