Shkëmbi: ‘Udhëtojmë për fitore…’

Bledi Shkëmbi një ditë përpara ndeshjes, Luftëtari – Teuta, së bashku me mesfushorin, Albano Aleksi, kanë dalë në një konferencë për shtyp. Trajneri Bledi Shkëmbi, u shpreh:

Luftetari? “Është një përballje e vështirë, pasi ekipet e ashtuquajtura të vogla, apo që duken sikur kanë probleme ta bëjnë edhe më të vështirë. Kemi folur shumë, jemi stërvitur dhe shpresoj që nesër ta arrijmë atë që ne kërkojmë. Duhet të jetë fitorja detyrim, edhe pse në futboll nuk ka detyrime. Duhet të shkojmë e të luajmë për ta fituar ndeshjen dhe duhet ta fitojmë”.

Sulmi? Të gjithë duam të shpërthejnë sulmuesit, por kjo gjë duhet bërë në fushën e lojës. Shpresoj të jetë ndeshja e duhur që lojtarët sulmues të shënojnë. Nuk janë vetëm ata të dy, janë edhe të tjerët që duhet të ndihmojnë repartin e sulmit dhe të shënojnë”.

Moduli? “Nëse do dija ndonjë skemë që do të shënoheshin më shumë gola, atëherë do të luajë në atë mënyrë. Duhet të vazhdojmë me idenë tonë, të luajmë futbollin që kërkojmë. E thashë, shpresoj që të jetë një ogur i mirë dhe të shënojmë”.

Aleksi, mesfushori i Teutës, ishte krah trajnerit Shkëmbi në konferencë dhe për mediat deklaroi:

E Shkuara?”Normale që është një ndeshje e vecantë per mua, pasi kam luajtur me ata. Shpresojmë të bëjmë një lojë të mirë dhe të arrijmë të qëndrojmë në vëndet e para”.

Luftetari? Sic u duhen atyre pikët, na duhen edhe ne. Jemi stërvitur mirë këtë javë. Shpresojmë të bëjmë një lojë të mirë dhe të arrijmë të marrim tri pikët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!