Eglentin Gjoni nis stërvitjen, largohet Dutra…

Zhvillime të reja te skuadra e Laçit. Sipas informacionëve që vijnë nga kampi bardhezi, Eglentin Gjoni në mënyrë befasuese sot ka dalë në seancë stërvitore me grupin e drejtuar nga Armando Cungu.

Kapiteni i kurbinasëve u operua 4 javë më parë pas një ndërhyrje të specializuar në krahun e majtë nga doktori kirurg Xhuzepe Buonfilio.

Fillimisht u tha se Gjoni 26 vjeçar, do kthehej në fushë në janar por progresi i bërë në rehabilitimin e dorës, dhe leja e mjekut, ka krijuar mundësinë e nisjes së punës në grup.

Sakaq, nëse kapiteni kthehet në skuadër një tjetër lajm vjen nga Laçi. Stenio Garcia Dutra pas aventurës disa mujore, është larguar nga kurbinasit. Pak hapsirë për brazlianin dhe rrugë që ndahen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!