Baloteli humb toruan, top tifozëve…për racizmin

Ndaj Hellas Veronës së Kumbullës dhe RrahmanitMario Baloteli sulmuesi i Breshias, arriti të shënonte një gol të bukur në të 85-tën por ndaj numrit 45 të dallendyshëve, ka patur kore raciste.

Së paku kështu ka pretenduar futbollisti që në një moment, ka shfryrë duke e hedhur topin në mënyrë të proteste drejt tifozëve.

Duke folur për këtë episod, presidenti i Veronës Maurizio Seti, pas takimit të fituar nga Verona 2-1, e ka komentuar kështu rastin: “Kam 8 vite që kam marrë Veronën.

Kam kuptuar që në fillim që tifozë të caktuar janë ironikë por kurrësesi racistë. Ka ndodhur edhe para 6 viteve me Balotelin. Kur ka kore raciste, ne jemi të parët që i dënojmë.

Në një stadium me 20 000 tifozë nuk lejohet ofendimi i tyre, paçka se ata 2-3 vetë që kanë thënë ndonjë fjalë raciste mund të na penalizojnë. Nuk është e drejtë’ –ka thënë ndër të tjera Seti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!