Napoli- Atalanta shkon në Parlament

‘Il Mattino’ italiane, shkruan sot, se deputetë të Napolit në parlamentin fqinj, do ti kërkojnë interpelancë Ministrit të Sporteve për problemet e gjykimit në Seria A.

Shkak është bërë ndeshja ndërmjet Napolit dhe Atalantës e përfunduar mes polemikave 2-2.

Ende te Napoli diskutohet penalltia e munguar e Lorentes, teksa presidenti napoletan Laurentis, ka thënë se VAR dhe drejtuesit e FIGC, duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk ka munguar një telefonatë e tij drejt presidentit të FIGC Gravina

Ai shkon më tej kur përmend emrat e atyre që kanë katranosur situatën e që janë Niki dhe Rizoli.

Në fakt, trupa gjykuese ka deklaruar se Lorente ka bërë i pari faul ndaj Kjaer, por kjo nuk mjafton për të qetësuar napoletanët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!