Suso thyen Berishën, Milan tri pikë…

Seria A, java e 10-të: Milan- SPAL 1-0 (Suso 63′)

Një goditje e kalibruar e Susos në të 63-tën i ka dhënë tri pikë Milanit mbrëmjen e sotme në duelin me SPAL në ‘San Siro’.

Një takim i luajtur i gjithi nën riskun e pësimit për të dyja portat që gjithësesi, ka vonuar për të dhuruar golin e parë në këtë takim.

Spanjolli i vënë në qëndër të kritikave dhe mes zhurmes konestuese të tifozerisë nga djall, kthehet në ëngjell, teksa nga loja e ndaluar, lëshon një perlë për të lënë të pa lëvizur Etrit Berishën.

Milan i afrohet golit edhe dy raste të tjera por porieri i kombëtares Shqiptare, ndal gola të sigurtë.

Pas tri minutave shtesë, Milan merr frymë lishëm dhe ngjitet në vendin e 10-të me 13 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!