Juve në frymën e fundit, Reali bën ‘manita’

Juventus fiton në frymën e fundit me Ronaldon nga pika e bardhë, ndërsa kalon një Xhenova heroike 2-1.

Ne ‘Olimpiko’, Lacio bën ‘përshqesh’ Torinon 4-0, ndërsa Kaljari kalon me përmbysje Bolonjën 3-2.

Në Udine kanë harruar të “luajnë’. Roma i shkakton humbjen e dytë radhazi me gola të shumtë 0-4. Tre ditë më parë, e shpartalloi Atalanta 7-1.

Ndërkohë bergamaskët barazojnë në ditëlindjen e Maradonës përmes polemikave në Napoli me vendasit e Ançelotit 2-2.

Sampdoria shpëton në fund nga dështimi në fushën e vet me Leçen 1-1 teksa Sasuolo mundet nga Fiorentina 1-2.

La Liga, njohu forcën e Realit këtë mbrëmje. Në derbi me Leganes, formacioni i bardhë, shënoi 5 herë (5-0).

Të fundit e shënoi Joviç që më në fund zhbllokohet. Betis mundi Seltën 2-1, teksa  Sevilja e Lopetegut, mori një fitore minimale në Valencia me vendasit. 

Sakaq, baskët i ndanë ‘punët’.  Ndonëse Bilbao fitoi bindshëm 3-0 me Espanjolin, Sociedadi humbi në shtëpi me Levanten 1-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!