Skuadrat Shqiptare, kalojnë turin…

Tri nga katër skuadrat Shqiptare të elitës në Maqedonisë e Veriut , u kualifikuan për në çerekfinale të Kupës së shtetit fqinj.
Shkëndija e teknikut Gjoka pas barazimit 2-2 në të vajtjes, fitoi sot 1-0 ndaj Vardarit me gol të Ibrahimit. Pas takimit, Gjoka ka theksuar se ‘fitorja ishte me rëndësi për moralin por dhe për kënaqesi të tifozëve…’
Struga Trim&Lum, mundi Borecin me një gol të Nijas Lenës në start të pjesës së dytë. Takimi i 25 shtatorit, u pat mbyll 0-0. Struga në turin tjetër.
Më të vështirën e pati Shkupi ( 0-0 e para) i cili u gjënd në disavantazh të një goli në fraksionin e parë me Sileksin. Me një lojtar më pak, shqiptarët barazuan në të 72-tën duke ecur më tej.
Ndërkaq, ekipi i 4-ët Renova, do të luajë nesër me Tikvesin inferior. E vajtjes ka folur për Renovën e cila me 2 gola të shënuar në 5 minutat e fundit me Selmanin dhe Zukën, thuajse ka hipoketuar kualifikimin.