Riberi 3 javë stop, Komiso: ‘shihni VAR-in’

Frenk Riberi pas atij incidenti me gjyqtarët në takimin me Lacion, është pezulluar tri ndeshje. Por problemet te Fiorentina nuk kanë të sosur pasi dhe vetë trajneri Montela rezulton i ndëshkuar për një javë.

Aq më tepër që ‘vjollcët’ do kenë edhe të pezulluar për shkak kartonësh. Moment i vështirë u pa dhe mardhenja mes ‘aeroplait’ të Fiores dhe lojtarit me numër 7 Riberi. Francezi nuk ishte dakort me ndrrimin por më pas gjërat u qartësuan dhe raporti teknik- lojtar duket i kaluar.

Sakaq lidhur me pezullimin, francezi ka thënë: “Na konsideroni si të tjerat”, teksa më pas, ka kërkuar falje klubit për situatën e krijuar.

Ndërkohë presidenti Komiso, është treguar mjaft i ashpër me atë që kreu i klubit e konsideron të tepruar.

Kam parë diçka skandaloze. Është VAR-i, përse nuk e shohin? Pas Napolit, mendova se nuk do ta pësonim njësoj. Fiorentina është në emergjencë”– tha Komiso.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!