Gjici mesazh Duros: ‘Lojtarët janë aty…’

Safet Gjici parajamëron Duron. Kreu i klubit verilindor, ndërsa është pyetur nga ‘SuperSport’ pas barazimit me Partizanin (0-0), ka thënë se në pjesën e dytë nuk i ka pëlqyer shumë skuadra.

E ndërtuar për trofe, skuadra kuksiane po vuan shumë këto javë teksa nuk po arrin të tregojë supermaci në shifra.

‘As i kënaqur as i zhgënyer.U dëmtua edhe Shkurtaj. Natyrisht që do synojmë titullin. Kanë kaluar vetëm 10 javë. Lojtarët aty janë, nuk kam çfarë të them tjetër’-tha shkurt Gjici

Ndërkaq, me grupin pas rekuperimit, është bashkuar Emiliano Musta. Lojtari polivalent, bëri diferencën që kur iu bashkua Kukësit në verë, ndërsa ishte dhe autor golash.

Ndeshja e radhës ndaj vendit të fundit në tabelë Flamurtarit. Kukësi dhe Duro pritet të kalojnë një javë të ‘qetë’. Gjithësesi, Gjici nuk nguron të japë mesazhe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!