Tuci, vjen goli i parë kroat

Uzuni, Çokaj, Mersini,dhe tani Tuci. Të gjithë futbollistë që morën bekimin e trajnerit-menaxher Besnik Prenga, te Lokomotiva Zagreb. Të gjithë (Tuci te moshat) kanë veshur fanelën e Laçit në Kategorinë Superiore.

Nëse  shton edhe prezencën e  shqiptarit të Kosovës Lirim Kastratit, atëherë e kupton se skuadra e Zagrebit, ka një  “lokomotivë” me bosht shqiptar.

Ndonëse të 5-tët në klasifikim, ajo që e zbukuroi fundjavën e Lokomotivës,është fakti që përpos emrave të konfirmuar, te goli shkoi edhe  laçiani Indrit Tuci.

Vetëm 19 vjeç dhe me karakterisitka të jashtëzakonshme teknike e staturë për tu admiruar. Dje ndaj Istra 1961, të 5 –të shqiptarët, ishin në fushë. Me risinë që Indrit Tuci, shënoi golin e dytë në atë fitore 0-2 dhe të parin me bluzën e Lokomotivës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!