Liverpul magjik, në Seria A, Milan humbje ‘romake’
Me shtyrjen e klasikes Barcelona- Real Madrid, takimet e rëndësishme në kampionatet elitare në Europë, u fokusuan në Premier Ligë dhe Seria A.
Atalanta shpartallon Udinezen 7-1, ndërsa SPAL Ferrara- Napoli përfundoi 1-1. Toriono nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Kaljarin teksa Bolonja fitoi 2-1 ndaj Sampdorias. Në mbrëmje, Roma mundi Milan 2-1. Pioli nuk po duket, skuadra milaneze, mbetet në vend të 13-të.
Në Premier, kryesfida Liverpul- Totenhem, konfirmoi edhe një herë se mbetet një duel me dualitet të lartë. Nis mbarë për ‘Spërsat” të cilët me Herri Kejn, kalojë përpara në minutën e 1’.
Por ‘Reds’, si gjithë kësaj kohe, nuk dijnë të bëjnë ndryshe. Luftë sportive në çdo centimetër dhe përgjatë gjithë gjeografisë së fushës,vrapojnë pa fund.
Me startin e pjesës së dytë, Henderson barazon shifrat teksa pak minuta nga fundi, Salah nga pika e bardhë e penalltisë, gjunëzon Totenhemin. Në fund, ‘Anfield’ i dhuron ovacione të rralla skuadrës dhe veçanerisht teknikut Jurgen Klop.
Në të tjerat, Arsenali barazoi 2-2 në derbi me Kristal Palasë, teksa Junajtid mori një fitore të madhe në fushën e Noruiçit në shifrat 1-3. Sakaq, Njukasëll-Volves, u mbyll 1-1.