Zgjohet Tirana, Ahmataj nis me fitore…

Kategoria Superiore, java e 10-të: Luftetari- Tirana 0-3 (Torasa 24′, Ngo 44′, Hasani 89′)

Debutim ëndrrash për Julian Ahmataj në krye të Tiranës. Në takimin e luajtur në Gjirokastër, përballë vendasëve bluzi, bardheblutë u imponuan për 0-3.

Ndeshja mori një rrjedhë tjetër teksa në minutën e 25 të, Tirana fitoi një penallti dhe nisi të luajë me një lojtar më shumë në fushë.

Batha u tregua i pasaktë nga pika e bardhë, por më pas Torasa realizoi me një goditje të beftë brenda zone.

Sakaq, në fundin e pjesës së parë, bardheblutë realizuan edhe të dytin me autor sulmuesin Ngo. Halili harkon ekstra në zonë dhe ‘gjigandi’ nuk e pati të vështirë për të realizuar.

Në fraksionin e dytë, kryeqytetasit u munduan të administronin avantazhin duke mbajtur larg kundërshtarin për t’i goditur sërish me Hasanin.

Tirana koleksionon tri pikë të arta dhe ngjitet në kuotën e 17 pikëve. Për Ahmatajin, mbrëmje fantastike…

Luftëtari-Tirana (Përmbledhje)

Gepostet von DigitAlb am Sonntag, 27. Oktober 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!