Starton faza e dytë, debuton Ahmataj…

Tri takime në orën 13:00. Derbi verior, Tirana e ‘re’ dhe reagimi i Teutës, në evidencë…starti në orën 13:00.

Kategoria Superiore nis xhiron e dytë. Me Laçi- Vllaznia, Bylis-Teuta dhe Luftetari- Tirana, në program në orën 13:00, starton faza e dytë duke hequr përfundimisht nga qarkullimi termin: ‘javë të para’.

Kësisoji , duelet pritet të jenë të nxehta ndërsa Laçi-Vllaznia rezulton dhe ndeshja kryesore. Për vetë ecurinë e skuadrave dhe faktorë të tjerë që lidhen me ketë ‘derbi’ verior. Gjykohet nga një treshe malteze…

Në Ballsh, pritet një tjetër ndeshje nga ata që askush nuk e di përfundimin. Përtej ecurisë fantastike të formacionit të Dovedan, për Tetutën është e ndaluar të gabohet dy herë radhazi..

Ahmataj rikthehet në Gjirokastër. Këtë herë me petkun e kundërshtarit. Për herë të parë si trajner i Tiranës teksa zuri vendin e Memës. ‘Do bëj gjithçka për ta nxjerrë kampion Tiranën’,-fjalët e para të Ahmatajit teksa u prezantua te skuadra kryeqytetase. Radha e veprave…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!