Muriqi? Në listë dhe Inter…

Vedat Muriqi bie në ‘rrjetën’ e Interit. Sulmuesi kosovar i Fenerbahçes, i vënë në shenjestër nga disa klube prestigjioze, teksa Junajtid shihet si alternativë, së fundi ka hyrë në radarët e skuadrës së Kontes.
Së paku kështu raportohet nga burime pranë yllit të Përfaqësuesës Kosovare.
25 vjeçari, dikur pjesë e Teutës dhe Besës në kampionatin shqiptar, i ka kaluar të gjitha parashikimet, ndërsa edhe klubi turk, ka nuhatur situatën me Muriqin dhe ka rritur pretendimet.
Për tu parë lëvizja e sulmuesit në janar…
