Prishtina, spektakli me Dritën për një gol…

Ipko, java e 11-të: Prishtina- Drita 1-0 (Thaçi 82@)
‘Fadil Vokrri’,nuk është vetëm streha e përfaqësueses së Kosovës. Sot në impiantin e Prishtinës, në një ndeshje vitrinë, u takuan Prishtina e drejtuar nga Armend Dallku dhe Drita e Gjilanit e Ardjian Nuhijit.
Dy skuadra në radhët e të cilëve emra të tillë që më parë kanë figuruar pjesë e Superiores shqiptare si Xhilberto Fortunato, Leonit Abazi, Erjon Vucaj, Labinot Ibrahimi, Ardian Cuculi.
Edhe pse minutat e para janë për Dritën, tashmë me pretendime për tu kthyer te titulli, minutat në vijim krijojnë përshtypjen se vendasit e Dallkut, janë më afër golit.
Pas çerek ore lojë, Prishtina i afrohet ndejëshëm golit teksa nga zhvillimet nga e majta, topi përplaset në kokën e portierit Tofiloski dhe ndalet në traversë.
Sërish Prishtina pranë avantazhit afër minutës së 30-të. Gjithësesi, kryesfida nëpjesën e parë me prani të një numri të madh shikuesish në shkallë, përfundon pa gola.
Në pjesën e dytë e njejta histori deri në të 82-tën ndërsa Prishtina realizon golin e parë dhe të vetëm të takimit me Armend Thaçin.
Pas kësaj fitorjeje, Prishtina kthehet në garë për titullin teksa Ipko krysohet nga Gjilani i vetëm me 24 pikë. Në takimin tjetër të ditës Ballkani- Flamurtari prodhoi shifrat 3-1 për vendasit.