Ikën Starova, vjen Cungu…

Merr fund aventura e Sulejman Staroves dhe Sinan Bardhit te Laçi. Sot klubi kurbinas ka prezantuar trajnerin e ri.

Ai do të jetë shkodrani Armando Cungu. Tekniku që me Laçin, fitoi një Kupë të Shqipërisë dhe një Superkupë në 2015-tën.

Starova largohet pas 7 javëve duke e lënë Laçin me 7 pikë në po aq ndeshje. Dyshja që do drejtojë në vijim, është Cungu- Hima, një binom që pritet të sjellë tjetër frymë te kurbinasit.

Sakaq, projektuar si skuadër pretendente, bardhezinjtë lënguan për shumë javë të këtij sezoni. Një fitore me Partizanin dhe një barazim me Kukësin, për presidentin Laska,nuk kosiderohen arritje që gjithësesi, duroi gjatë për lëvizjen.

Sot seanca e parë e javës anti-Tirana në kompleksin sportiv Laçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!