Teuta ‘streha’ në Elbasan, hap javën me vlonjatët…

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares me Turqinë dhe Moldavinë, rikthehet Kategoria Superiore. Edicioni i 81-Kombëtar, java e 8-të.
Skuadrat kanë kryer stervitje intensive dhe në këtë pikë të garës, pritet të bëjnë maksimumin. Takimi që hap javën, do të luhet në ‘Elbasan Arena” të premtën dhe i përket çiftit Teuta-Flamurtari.
Durraskët e teknikut Bledi Shkëmbi, do duhet të bëjnë pritësin në Elbasan me shkakun e thjeshtë se tapeti i impianti i tyre në ‘Niko Dovana’ është duke u gjeneruar.
Sipas asaj që raportohet nga klubi që udhëheq kampionatin me 12 pikë së bashku me Vllazninë, Bylis dhe Skënderbeun, mbi barin ekzistues të fushës, është hedhur ‘farë’ e re.
Koha e prites së paku 30 ditë. Gjithsesi, Teuta ka gati planin për të thyer vlonjatët. Në kampin e ‘djemëve të detit’, ka rikthime dhe lojtarë që pritet të shperthejnë.
Sakaq, gjatë seancës së fundit, është bashkuar edhe Kallaku i cili dje ishte në takimin e U-21 të Shqipërisë luajtur me U-21 të Kosovës. Rikthehet edhe Aleksi. Në Durrës, kërkohet vazhdimësia…