Tirana kthehet te fitorja, mund Turbinën

Miqësore: Tirana- Turbina 3-1

Tirana ka pritur sot Turbinën e Cerrikut në nje test miqësor në ‘Selman Stërmasi’. Në këtë takim teksa Tirana e mbylli me 10 futbollistë (Vangjeli), Mema kërkoi të luhej në gjithë hapsirën.

Duke alternuar formacionin titullar me ata që kanë pasur pak minuta në këmbë gjatë 7 javëve të para, kreu i stolit në fund mori mesazhe të qarta nga disa lojtarë nën vëzhgim.

Sikundër ekipet e tjera edhe skuadra e Ardian Memës, kërkoi testin për ta pasur si orientim të qartë për takimin deçiziv që ka në fundjavë me kurbinasit në kryeqytet.

Kritikat e fundit por dhe konfirmimi i Memës, duket se kanë nxitur për të vlerësuar këtë test që në fund prodhoi shifrat 3-1.

Ngo dy herë dhe Dunga gjetën rrjetën mike, teksa Vathi shënoi të vetmin gol për Cerrikasit. Të hënen, skuadra do startojë me javën anti -Laçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!