Kualifikuese europiane, Uellsi pret Kroacinë…

Ngjishet e diela sportive me disa kombëtare në fushë. Ritmi i këtyre ditëve me kualifikueset e ‘Euro 2020’, ecën sot duke nisur në orën 15:00 me duelin Kazakistan- Belgjikë. Këta të fundit, të kualifikuarit e parë nga grupet.

Mbrëmja vijon me 4 ndeshjet e orës 18:00, teksa Bjellorusi-Holandë, Hungari- Azerbajxhan, Skoci- San Marino dhe Qipro-Rusi, do ja lënë radhën orës 20-45 me të tjera përballje intensive.

Estoni- Gjermani, Uells-Kroaci, Slloveni- Austri dhe Poloni- Maqedoni e Veriut, takimet që mbyllin ditën.

Sigurisht që ndeshja e Kardifit mes skuadrës së Garet Bejl dhe Kroacisë së Luka Modriç, supersfida e ditës së kualifikueseve në grupe.

Për më tepër që kjo përballje e Grupit E, i është besuar një treshjeje holandeze me gjyqtarin Bjorn Kuipers në krye. Ndër më të mirët në qarkullim.

Kroacia udhëheq Grupin teksa për Uellsin me një takim më pak, një fitore e fut totalisht në garë për një biletë  fituesi.

Edhe çifti Slloveni-Austri, polt mistere. Një fitore e vendasëve, i ngjit në vend të dytë.

Ndeshje sot:

Kazakistan- Belgjikë, Bjellorusi-Holandë, Hungari- Azerbajxhan, Skoci- San Marino, Qipro-Rusi, Estoni- Gjermani, Uells-Kroaci, Slloveni- Austri, Poloni- Maqedoni e Veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!