Mançini shëron Italinë, ‘axurët’ në fazë finale

Italia pret biletën për në kualifikueset e Euro 2020. Mposht Greqinë 2:0.

Pikërisht në ‘Olimpiko të Romës, aty ku erdhi triumfi zyrtar, shpreson të paraqitet në fazën finale në takimin hapës të 12 qershorit të 2020-ës. Ndoshta për të sulmuar ‘Wemblin’ në finalen e madhe.

Në Oslo, Norvegjia theu rekordin e Spanjës që në 6 takime kishte po aq fitore. Serxhio Ramos rekordin personal me 168 takime me kombëtaren iberike. Nordikët, barazuan në shtesë 1-1.

Në Maltë, Suedia pas avantazhit minimal në pjesën e parë, shënon dhe tri herë të tjera për pokerin e mbrëmjes malteze. Tani e dyta pas Spanjës me një pikë më shumë se Rumania.

Surpriza e mbrëmjes e ka ëmrin Armeni. Mikitarian me shokë, humbën një mundësi të artë për të kapur Finlandën me pikë në grupin J. Lihtenshteini befason duke barazuar 1-1.

 Rezultatet e mbrëmjes:

Maltë – Suedi 0-4
Lihtenshtein – Armeni 1-1
Itali – Greqi   2-0

Norvegji- Spanjë 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!