Rusia e kualifikuara e dytë e Grupit I, Holanda kap kreun…

Belgjika edhe pse e kualifikuara e parë në ‘Euro 2020’ nuk di të bëjë ndryshe. Në Kazakistan fiton pa u sforcuar 0-2.

Edhe Hungaria nuk dhuroi një fitore të thellë ndaj Azerbajxhanit teksa në Budapest, kaloi në shifra 1-0 duke mbetur në valle për një biletë kualifikuese në Grupin E.

Skocia e kthen në festival golash sfidën me San Marinon. Pas dështimit katastrofik për të qënë një kandidate për të dalë nga grupi I, skocezët rikthehën të mundin modestët  e San Marinos me 3 gola në pjesën e parë dhe 3 të tjerë në të dytën. 

Sakaq, Rusia vendos veton në Nikozia ndaj Qipros që në minutat e para. Në 22 minuta shënon dy herë dhe në epërsi golash por dhe numerikë, ndërsa vendasit luajtën me një futbollist më pak që nga minuta e 27-të, nuk e pati problem suksesin dhe bashkë më të edhe biletën e dytë në grup.Në fund Rusia shënoi edhe 2 gola të tjerë për ti dhënë permasa goleade festes.

Në Bjellorusi, Holanda udhëheq deri në 0-2 me 2 gola të Vajnaldum, porn ë të dytën vuajti jo pak për të mbyllur takimin. Një gol i vendasëve i mbajti në tension deri në fund. 

Final: Kazakistan – Belgjikë 0-2, Hungari – Azerbajxhan 1-0, Bjellorusi – Holandë 1-2, Qipro-Rusi 0-4, Skoci- San Marino 6-0
Estoni- Gjermani 0-3, Uells-Kroaci 1-1, Slloveni- Austri 0-1, Poloni- Maqedoni e Veriut 2-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!