Zvicra, kualifikimi kalon nga Danimarka…

Ditë intensive për takimet kualifikuese në Euro 2020. Pardje dhe dje, gjysma e europës u derdh në fushë për të treguar cilësitë sportive, argëtuar e kërkuar pikë.

Në këtë fazë finale në grupe, shumë përfaqësuese, i kanë bërë mirë detyrat por ka nga ata si Shqipëria, që i kanë prerë mardhënjet me pretendimet e mëdha.

Sot disa takime interesante. Spikat ndeshja e Grupit D Danimarkë- Zvicer. Aty ku helvetët e kanë të ndaluar humbjën.

Me një takim më pak, ekipi i drejtuar nga Petkoviç dhe shumë shqipëtarë në përbërje, shpresojnë të marrin më të mirën ndaj danezëve në rritje.

Italia me Greqinë, nuk e ka ‘look’-un e dikurshëm pasi formacioni helen, shumë prapa me ish-skuadërn kampione Europe në 2004.

 Ndeshjet sot, nisin në 15:00, vijojnë në 18:00 dhe mbyllin në 20:45.

Grupi D
Gjeorgji – Irlandë
Danimarkë – Zvicër

Grupi F
 Ishujt Faroe – Rumani

 Norvegji – Spanjë
Maltë – Suedi

Grupi J
 Bosnje Hercegovinë – Finlandë
 Lihtenshtein – Armeni
 Itali – Greqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!