Supersfida i shkon Danimarkës

Euro 2020:

Danimarkë- Zvicër 1-0, Gjeorgji-Irlandë 0-0, Bosnje-Hercegovinë-Finlandë 4-1, Ishujt Faroe-Rumani 0-3

Supersfida e ditës së sotme ajo mes Danimarkës dhe Zvicrës luajtur në 18:00 në  ‘Telia Parkën” të Kopenhagën, dhuroi spektakël përgjatë gjithë lojes.

Pas fillimit të vrullshëm të vendasëve, nis marshimi helvet që në këtë takim deçiziv të Grupit D, u përfaqësuan me vetëm dy shqiptarë.

Kapiteni Granit Xhaka dhe mesfushori sulmues  Admir Mehmeti. Në fakt Xhaka në të 14-tën tregoi klas dhe ishte shumë pranë golit me një gjuajtje nga rreth 22 metra me topin e devijuar nga Kasper Shmajkell që përplaset në shtyllë.

Por dhe 28 vejçari nga Gostivari, u pa dy herë pranë golit në fraksion të parë. Sidomos ai top fluturimthi I tij që sërish sfumohet nga klasi I portierit vendas.

Klas të cilin Shmajkëll e ruajti edhe në pjesën e dytë ndërsa në kohën shtesë evitoi një autogol te porta e tij. Gjithsesi për të shkuar te minuta e fundit shtesë, duhet evidentuar goli i Danimarkës me Poulsen në të 84-tën.

Një aksion model me një prekje dhe shumë stacione përfundot te Eriksen, teksa fantazisti vendas nxjerr të lirë Jusuf Poulsen që mund Zamer. Kjo humbje komplikon ndjeshëm situatën e helvetëve.

Në  takimet e tjera, Bosnje-Hercegovina shpartalloi 4-1 Finlandën e vendit të dytë në Grupij J duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Edhe Rumania fitoi ndaj Ishujve Faroe në transfertë 0-3.

Mw herët në ‘Dinamo Arena’ të Gjerorgjisë, vendasit e teknikut Veis, ndalën pretendentet e Grupit D, Irlandën. Shifrat 0-0, nuk u zhbllokaun kurrë megjithë përpjekjet e ishullorëve të Mc Karthi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!