Ibrahimoviç, busti gjigand në Malmoe…
Në fund të karrierës por edhe këtë edicion Zlatan Ibrahimoviç në MLS, shënoi plot 30 gola.
Megjithatë, gjigandi suedez nuk e ka këtu lajmin, pasi ditët e fundit, ish- skuadra e tij Malmoe në Suedi, e cila përkon dhe me klubin ‘mëmë” të Ibras si profesionist, i ka kushtuar një vepër arti ish- sulmuesit të saj.
Përpara stadiumit, është vendosur një monument gjigand i Ibrahimoviç, 3 metra i lartë, duke e përjetësuar 38 vjeçarin si madhështorin e klubit me histori në Suedi.
I gjëndur para këtij fakti, vetë Zlatan, ka deklaruar:
“Më duket ëndërr. Natyrisht një ditë e madhe, moment i madh pas 20 viteve karrireë në futboll’.