Malaga ‘shqiptare’, përpihet nga eksodi…

 Malaga në hall. Skuadra e ‘Segunda Divizion’ në Spanjë, pjesë e së cilës janë dhe dy futbollistët tanë Armando Sadiku dhe Kejdi Bare, ka mbetur me 11 futbollistë.

Në program ka takimin të premtën me Kadizin kryesues në orën 18:00. Në këto rrethana, klubi i Malagës, mësohet se i ka bërë një shkresë zyrtare Federetaës Spanjolle të Futbolli (RFEF) për të shtyrë takimin e fundjavës.

 Nga Malaga janë larguar në drejtime të ndryshme për kompeticionet futbollistike me ekipet kombëtare disa lojtarë me peshë në skuadër.

Lorenco Gonzales për te U-20 e Zvicrës. Por dhe marokeni Munir Mohand, mesfushori shqiptar Keidi Bare, si dhe dy Venezuelas, mesfushori Juanpi Anor dhe mbrojtësi Mikel Vilanueva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!