Gjoka te Shkëndija, pritet ndryshimi i madh…

Ernest Gjoka u emërua kreu i pankinës së Shkëndijës së Tetovës. Lëkundjet në paraqitjet europiane, eleminimi i papritur dhe shifrat negativë në kampionat, i kanë shtyrë drejtuesit e klubit tetovar, të hedhin vështrimin te një preparator kampion si Gjoka.

Në fjalën e tij të parë si trajner i kampionëve të Maqedonisë së Veriut, tiranasi tha, se do të bëjë gjithçka për të përmbushur misionin e klubit. Ai renditi 5 pika kryesore të cilat klubi i pasqyroi në faqën zyrtare të tij.

Ndërkaq, Gjoka ka nisur që sot me seancat përgatitore me skuadrën e re. Pas 9 raundesh në ‘Prva Liga’ Shkëndija ka 11 pikë, me diferencën prej 9 pikëve me kreun.

Klubi shkruan:

“Pas emërimit shef i stafit teknik të KF Shkëndija, Ernest Gjoka ka folur për kanalin e klubit duke shprehur përshtypjet e para dhe pritjet me ekipin kuqezi”.

• “Jam i gatshëm për këtë sfidë dhe dij se te Shkëndija kërkohet shumë”

• “Duam të jemi kampion dhe të ecim shumë në Kupat e Europës”

• “Ky sezon nuk ka nisur mirë, por besoj se bashkë kthehemi aty ku duam”

• “Besoj se Shkëndija ka gjithë potencialin për të arritur ambiciet e mëdhaja që ka”

• “Besoj te tifozeria e Shkëndijës, sidomos “Ballistët” në veçanti do vijnë të na mbështesin””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!