Luiza Gega, kualifikimi historik në Doha…

Me kohën 9’28”32, Luiza Gega, atletja shqiptare në Botërorin e Dohas (Katar) në 3000 metra me pengesa, arrin kualifikimin historik për Olimpiadën e Tokios 2020.

Luiza Gega, e vetmja përfaqësuese e atletikës shqiptare në Kampionatin Botëror të Dohas në Katar, ka dalë e pesta në baterinë e dytë kualifikuese në 3000 metra me pengesa.

Kohë e pranueshme për garat kualifikuese, aq më tepër që nuk është kërkuar maksimumi, por kualifikimi për më tej. Madje në një bateri mes pretendentesh si keniania Kepkoesh, apo gjermania Krauze, si dhe amerikania Frerish, të cilat kanë pasur kohë të përafërta me njëra-tjetrën në 9’18.

Gjithësej tri bateri kualifikuese, ndërsa në renditjen e përgjithshme, Luiza Gega është e dhjeta mes 42 konkurentëve.

Nuk duhet harruar që është e kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe paraqitja e saj në Doha, tregon se kemi të bëjmë duhet me shumë cilësi.

Hapi i parë u hodh, ndërsa pritet finalja të hënën, e cila do të jetë në ora 20:50 me të Tiranës. Luiza Gega,edhe njëherë mahnit me paraqitje fantastike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!