Atletiko Madrid- Real, beteja e madhe e ditës…

Në IPKO, Superligën e Kosovës, për javën e 7-të, tri takime. Feronikeli- Ferizaj, LLapi- Dukagjini dhe Trepça ’89- Flamurtari Prishtinë, janë duelet që nisin në orën 13:00.

Në Spanjë, ‘La Liga’, me derbin e madh të madridit teksa Atletiko Madrid-Real Madrid (21:00),konsiderohet si superbeteja e Europës për sot në ‘Wanda Metropolitano’.

Edhe Barcelona në fushë, ndërsa ekipi i Valverdes do vizitojë Madridin. Këtë herë i pret Getafe. Bilbao- Valencia dhe Granda- Leganes, takimet që luhen po sot.

 Në “Premier Ligë’, përjashto Lester- Njukasëll që luhet nesër,  dhe Junajtid- Arsenal pasnesër, të gjitha të tjerat sot në fushë. Takimi kryesor ai mes Everton-Siti . Liverpul  nisi pari në orën 13:30 në transfertën ndaj Shefild UTD.

Bundesliga si zakonisht në orën 15 30 me shumë skuadra në fushë. Paderborni i Gjasulës, pret Bajernin e Mynihut në një duel historik për shqiptarin nga Tirana. Çiftet e tjera të balancuara dhe me pritshmëri të lartë sportive.

 Seria A ka në program tri takime. Juventus pret SPAL të Etrit Berishës, ndërkohë që java vijon me takimet Sampdoria- Inter dhe Sasuolo- Atalanta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!