Skandali: FIFA mashtroi me votat…për Mesin

 Të hënën, Lionel Mesi nga ‘La Scala’ në Milano, shpallej futbollisti më i mirë nga FIFA për vitin 2019 (The Best Fifa Football Awards 2019).

Mirpo ajo që po trondit ambientin sportiv madje duke e shdërruar si një skandal në vete, ka të bëjë me disa deklarata të vetë votuesëve të ftuar për të përcaktuar lojtarin e vitit.

I pari që lëshon ‘bombën’ është kapiteni i Huan Bariera i Nikaraguas. “Nuk kam votuar për çmimet The Best 2019.Pra çdo informacion mbi votën time është fallso, faleminderit”-shkruan kapiteni në Twitter.

“FIFA, thotë se ka dërguar formularin në adresën time elektronike por unë kurrë nuk e mora këtë format dhe për pasojë, nuk kam mundur të votoj”-sqaron mesfushori Bariera.

Por ka dhe një denoncim tjetër. Ai vjen nga Zdravko Logarusiç. Trajneri i Sudanit shkruan në Twitter, se ai ka votuar, por vota e tij është deformuar totalisht.

Salah, Mane, Mbape, ishin lojtarët që votoi kroati, ndërsa FIFA publikoi emrat e Mesit, Van Dajk, Mane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!