Barça dhe Juve, fitore të njëjta…

 Me Mesin në fushë për 45 minuta dhe dy gola të Grizman e Artur po gjatë prezencës së futbollistit më të mirë në botë për 2019, shpallur mbrëme në Milano, Barcelona ka arritur fitoren ndaj Vijarrealit.

“Kanerinat”, ngushtuan shifrat po në fraksionin e parë me lojtarin e ndeshjes Santi Karzolën, ndërkohë që në pjesën e dytë, iu afruan disa herë barazimit.

Barcelona pati kontollin e lojës, madje duke ju afruar golit të tretë, ndërsa në shtesë, Grizman për pak sa nuk shënoi të tretin. Përfundimisht 2-1 me blaugranët që renditën një pikë larg kreut që mbahet nga Granada.

Këta të fundit, teksa tri ditë më parë mundën pikërisht katalanasit e Valverdes, barazuan në transfertë 1-1 me Valadolid. Takimi i tretë në La Liga, ishte ai mes Betis Sevilje dhe Levantës. Betis fitoi me përmbysje 3-1.

 Në Seria A, Juventus pa Ronaldon në fushë, fitoi me veshtirësi ndaj ‘dallendyshëve’ të Breshias 1-2.

Në fushën e skuadrës debutuese, Juventus u desh të djerësijë goxha për të ruajtur golin e avantazhit shënuar nga Pjaniç. Verona- Udineze, mbyllën pa gola.Pas ndeshjes, trajneri Juriç i Veronës, ka deklaruar për Sky Sport, se skuadrës së tij, u është mohuar një penallti neto.

 Në Ligë 1, Dizhon barazoi 0-0 me Olimpik Marsejë, ndërsa Monako, mposhti Nicën 3-1 teksa rusi Golovin, shënoi një dopietë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!