E ‘fshiu’ Zidan, Koentrao, ‘galaktiku’ në zbehje…

 Fabio Koentrao, mbrojtësi portugez në vështirësi. Luzitani 31 vjeçar, vite më parë ishte ndër mbrojtësit anësor më të fortë në botë dhe Real Madrid harxhoi 30 milion euro drejt arkave të Benfikës për të marrë Konetraon asokohe 23 vjeçar.

Pas disa sezonëve brilante me Realin, mbrojtësi nisi të shoqërohet nga shumë dëmtime dhe galaktikët e huazuan te Monako dhe më pas te Sporting Lisbonë.

Për ta lënë më pas të lirë dhe Koentrao, së fundi iu bashkua Rio Ave në Portugali. Por sot lojtari pa shkëlqim edhe te Rio, është pa skuadër dhe Koentrao i lirë, nisi bisedimet me Parmën dhe Bristol Sitin por pa mundur të finalizojë.

Gjithsesi, ekspertët shohin te Fabio një yll në rënje. Ishte Zidan në aventurën e parë me Realin ai që e fshiu nga lista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!