Lionel Mesi, lojtari i vitit…

‘FIFA Men’s Player 2019’ e fiton Lionel Mesi. Juria ka vendosur që çmimin si lojtari më i mirë i vitit 2019, të shpallë kapitenin e Barcelonës Lionel Mesin.

Juria e përbërë nga trajnerë, kapitenë, gazetarë dhe tifozë, dha verdiktin në  ‘Teatro Alla Scala’ të Milanos për yllin argjentinas të Barcelonës.

Në këtë garë, Mesi mundi Van Dijk dhe K. Ronaldon që më herët ka lajmëruar se justifikon mungesën në ceremoni për shkak të një problemi muskulor.

Sa duket portugezi e ka ndier humbjen dhe justifikimi në fjalë nuk bind. Gjithësesi, ajo që vlen lidhet me fituesin.

Është Lionel Mesi i cili pas trofeut të fituar u shpreh:
Çmimet individuale janë dytësorë, i pari është ekipi. Por për mua është një natë speciale. Dua të falënderoj gruan dhe fëmijët e mi, pasi janë gjithashtu pjesë e këtij trofeu.

Djemtë e mi e dashurojnë futbollin dhe tani po shohin me shumë turp idhujt e tyre”, tha Mesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!