Fluturon Holanda, revanshi mes spektaklit në Hamburg

Kualifikuese ‘Euro 2020’.Gola spektakël dhe në fund fitore e merituar për skuadrën tulipane në shifra të thellë 2-4.  

Gjermani- Holandë 2-4   (Gnabri 9′, Kros 72′ (p) / De Jong 59′, Tah (A) 66′ Malen 79′, Vijnaldum 90’+1′)


Gjermani- Holandë luajtur sonte në Hamburg, rezultoi një superndeshje e nivelit europian.

Holandë heroike që kujton kohën e artë të portokalinjëve gjatë viteve 70-80 të futbollit total. Pasi pësuan një gol në start të takimit me Gnabri, skuadra e Koeman, nisi diktatin në fushë duke qarkulluar e vënë disa herë në rrezik porterin Nojer.

Ky i fundit disa herë deçiziv. Në pjesën e dytë, djemtë holandezë nuk përmbahën. Vijnaldum ( më i miri në fushë), De Ligt, De Jong, Van Dijk etj, zënë shtigjet dhe dhurojnë spektakël në çdo cep të fushës.

Menjëherë arrihet barazimi nga De Jong pas asistit të Vijnaldum dhe shpejt shkohet në 1-2. Një penallti që vetëm rregullorja e re e akordon (çdo top i prekur në zonë konsiderohet penallti) i jep mundësi Kros, të barazojë e të çorientojë disa sekonda Holandën.

Vetëm një çast, pasi furia holandeze vjon pa mëshirë. Dy gola të tjerë, e bëjne Gjermaninë të flasë me vete. Revansh i hidhur ndaj Joakim Lëv, që me gjasë, nuk do mund të ribëjë ciklin e radhës në krye të ‘pancerave’.

Sfidat e tjera dhanë këto rezultate:

Sllovaki- Kroaci 0-4, Uells- Azerbajxhan 2-1, Austri- Letoni 6-0, Slloveni- Poloni 2-0, San Marino- Belgjikë 0-4 dhe Skoci- Rusi 1-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!