Kosovë e Shqipëri, dita e madhe futbollistike…

Kualifikuese ‘Euro 2020’. Në 15 00, Kosovë-Çeki në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa në 20 45 në ‘Stad de Francë’, Francë- Shqipëri

Nga: Rrok Preçi

Shqiptarët në ditën e madhe. Në fakt edhe pse bëhët fjalë vetëm për sport, Kombëtarja e Shqipërisë dhe e Kosovës në futboll, prej ditësh kanë tërhequr vemëndjen e mbarë shqip-folësëve në gjithë trojet e kombit e diasporë.

Përfaqësuesja e Kosovës, me ecurinë fantastike gjatë viteve të fundit, ka befasuar jo pak europën pasi në pak kohë, ka ngjitur shkallë e kthyer në një pretendente e denjë e grupit A.

Për kualifikueset e ‘Euro 2020’, Dardanët edhe pse me disa mungesa të rëndësishme, pritet të dhurojnë spektakël në “Fadil Vokrri”. Madje duke kërkuar tri pikë ndaj Çekisë eksperte.

Muriqi, Zhegrova, Hadërgjonaj,Celina, Aliti, Vojvoda, Rrahmani e të tjerë lojtarë të këtij brezi të artë, pritet të bëjnë gjithçka në fushë. Shaland e ka gati skemën…

 Mbrëmja shqiptare e futbollit elitar, vijon në 20 45 në Paris, teksa kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja, në një tjetër përballje historike me Francën kampione bote. Për llogari të grupit H.

Situata sipas asaj që raportohet nga kampi kuqezi, është optimiste dhe pavarësisht emrit të kundërshtarit, pritet një lojë e bukur nga tanët. Ku e merr. Një pikë në shtëpinë e ‘gjelave” do ndizte fort ëndrrën e Shqipërisë për një tjetër kualifikim historik europiani.

Në 2016-tën, në fazë finale, Shqipëria i bëri ballë Francës në grupin me 4 skuadra dhe vetëm në minutat e fundit, skuadra e kohës De Biazi, u kalua nga vendasit e Deshamps. Sot, tjetër histori. 

E për të bërë histori, futbollistët lipset të ndalin superfuqinë me ermin Francë. Të shpresojmë e të urojmë në një mbrëmje gjithë shqiptare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!