Dy “goditje” të Flamurtarit, Moçka dhe Nika!

“Kolonia” shkodrane, e cila këtë sezon do të veshë fanelën e Flamurtarit: Sukaj, Pjeshka, Gocaj dhe Nikaj…

Ndërsa futbollistët po përgatiten me nxitim nën drejtimin e trajnerit vlonjat Dritan Sadedini, drejtuesit po vazhdojnë me të njejtin ritëm të shtojnë numrin e futbollistëve për të skuadrën e tyre. E diela për ta nuk ishte pushim, por punë, stërvitje.

Kështu, kuqezinjtë vlonjatë të dielën kanë siguruar portën e tyre, pasi kanë arritur marrëveshjen dhe kanë nënshkruar kontratë me “gardianin” e njohur vlonjat, Shpëtim Moçka. Pas shumë vitesh larg “shtëpisë”, 30-vjeçari Moçka, këtë sezon do të riveshë fanelën e Flamurtarit.

Ndërkaq te skuadra e Flamurtarit është duke u krijuar edhe një “koloni” e vogël shkodrane. Pas sulmuesit Sukaj, mbrojtësve Gocaj dhe Pjeshka, me vlonjatët për këtë sezon bashkohet edhe sulmuesi tjetër Ansi Nika.

29-vjeçari shkodran, me mjaft përvojë në futbollin e superligës shqiptare, pasi ka përfunduar “aventurën” sezonin e shkuar me skuadrën e Gjilanit në Kosovë, ka vendosur për sezonin e ri të veshë fanelën kuqezi të vlonjatëve të Flamurtarit.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!