Cuculi gjen “strehëz” te Drita e Gjilanit…

Mbrojtësi Ardian Cuculi, i cili sezonin e shkuar u aktivizua me skuadrën e Kukësit, ka arritur akordin për të veshur fanelën e skuadrës së Dritës në Kosovë. Shqiptari i Manastirit pritet të prezantohet në ditët në vijim, bën me dije klubi i Gjilanit.

“Kemi arritur marrëveshje me Ardian Cuculin, prezantimi pritet të bëhet ditët në vijim..! FC DRITA tani është e gatshme për edicionin e ri”, shkruhej në njoftimin e Dritës.

Ardian Cuculi, i cili ka luajtur për mjaft kohë në radhët e tetovareve të Shkëndijës, pas përvojës së vitit të shkuar te Kukësi, është aktivizuar edhe me skuadrën e Partizanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!