Fritz Keller, kandidatura për president…

Fritz Keller, presidenti i Freiburgut, është përzgjedhur të drejtojë Federatën Gjermane të Futbollit (DFB), duke zëvendësuar Reinhard Grindel, i cili dha dorëheqjen në prill, pasi u përfshi në një skandal korrupsioni.

Keller u zgjodh njëzëri, nga një komitet “ad-hoc” i Federatës Gjermane të Futbollit dhe kandidatura e tij, do të hidhet në votim nga asambleja e përgjithshme, e cila do të duhet ta zgjedhe zyrtarisht presidentin, më 27 shtator.

62-vjeçari Keller, është njeri i pasionuar pas verërave, hotelier, si dhe pronar i restorantit me yje “Michelin” në Oberbergen, në Luginën e Rinit.

Paraardhësi i tij Reinhard Grindel dha dorëheqjen në fillim të prillit, pasi u akuzua se pranoi një orë prej 6,000 €, si dhuratë nga nënkryetari i Ukrainës, Grigori Shurkin. I përfshirë në mosmarrëveshje të tjera, Grindel gjithashtu hoqi dorë nga posti i nënkryetarit UEFA-s dhe si anëtar i Komitetit të FIFA-s.

Ish-futbollisti i kombëtares gjermane Mesut Ozil, pas Kupës së Botës 2018, e akuzoi atë për diskriminim ndaj futbollistëve me origjinë turke: “Në sytë e Grindel dhe të mbështetësve të tij, unë jam gjerman kur fitojmë, por një emigrant kur humbasim”, ka deklaruar mesfushori të Arsenalit, duke përplasur derën e kombëtares gjermane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!