Vendaset nuk ia dalin në Champions…

Bashaksehir-Olimpiakos 0-1, Krasnodar-Porto 0-1, Bazel-LASK Linz 1-2, Kluzh-Sëlltik 1-1, Maribor-Rozenborg 1-3.


Asnjë nga skuadrat pritëse nuk mbërrin te fitorja. Surpriza e mbrëmjes Bazeli i Xhakës që mundet nga LASK.

Liga e Kampoinëve, luajti sot disa takime interesante. Kështu në Rusi, Porto ka fituar në minutat e fundit ndaj Krasnodarit vendas në shifra minimalë 0-1. Edhe në Turqi, Istanbul Bashaksehir, dështoi ndaj grekëve të Olimpiakos me të njejtin rezultat.

Surprizë në Zvicër, teksa Bazeli vendas, është mundur në pjesën e dytë nga austriakët e LASK-ut. Edhe në Slloveni, Maribori befason, teksa humbi në shtëpi me Rozenborgun e Norvegjisë.

Në Rumani, kampionët e Kluzhit qëndruan fort në sfidën me Selltikun, ndërsa me nga një gol të shënuar që në pjesën e parë, mbyllën të vajtjes 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!