PAOK Selanik, ndal Ajaksin në Champions…

Karabaku që kaloi Partizanin, vijon ecurinë pozitive në Europë. Fiton 1-2 në Qipro me APOEL FC.

Ajaksi i bëmave të mëdha edicionin e shkuar në Champions League, shpëton për ‘qime’ në Greqi. Në takimin e vajtjes për raundin e tretë të këtij kompeticioni, skuadra e Ten Hag, u gjend në disavantazh pas 45 miutave të para.

Edhe pse Ajaks, arriti të shënojë në portën e PAOK Selanikut që në minutën e 10-të, me talentin 22 vjeçar Zijec, vendasit helenë, i’a kanë dalë të përmbysin pa u mbyllur fraksioni i parë.

Në të 32-tën dhe të 39-tën, respektivisht Akpom dhe Leo Matos, gjejnë golat fitues.E dyta nis me vrullin e miqve që me veteranin Huntelar, barazojnë në të 57-tën për një 2-2 final.

 Në takimin tjetër atë të kundërshtarit të Partizanit në turin e parë Karabak me APOEL FC (Qipro), luajtur në fushën qipriote, shifrat janë surprizues.

Karabaku udhëtues, pas pushimit shënon dy gola me Emerli (54’)dhe Guaje(70’), duke treguar maturi e afruar ndjeshëm me kualifikimin. Në të 95’-tën, Merkis shënon golin e vetëm për qipriotët.

 Sakaq, Dinamo Zagreb, mbylli pjesën e parë 1-0 ndaj hungarezëve të Ferencvarosh  me një gol të shënuar që në minutën e7-të nga ylli i ri i Spanjës Dani Olmo. Në fund, u fiksua rezultati 1-1.

Po për Champions League, Bryzh-Dinamo Kiev përfundoi 1-0 , ndërsa Crvena Zvezda- Kopenhagen 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!