Vjen zyrtarizimi, Frashëri ndahet me Kukësin…

Sikurse pati njoftuar ‘Sportiim.al’, Stivi Frashëri largohet nga Kukësi. U vonua por në fund, zyrtarizimin e bën vetë klubi nënkmapion i vendit përmes faqes zyrtare në Facebook.

Korçari prej dy sezonëve në Kukës, fitoi edhe një trofe, atë të Kupës së Shqipërisë. Gabimet  fatale kryesisht në Europa League, duket se i kanë kushtuar fort korçarit që me gjasë, do mbetet pjesë e Superiores.

Njoftimi i Klubit:

FK Kukësi informon se marrëveshja mes portierit Stivi Frashëri dhe Klubit tonë ka përfunduar.
Shtatlarti, i cili ka mbrojtur portën e nënkampionëve në 62 ndeshje në të gjitha kompeticionet, gjatë dy sezoneve më skuadrën tonë arriti të fitontë Kupën e Shqipërisë.
Klubi dëshiron të falenderojë Stivi Frashërin për kontributin e dhënë dhe i uron njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.
Faleminderit Frashëri”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!