Superkupa është e Sitit…


Në Uembli, Liverpul mundet me penallti nga Mançester Siti. Shënon Shaqiri, por penalltia e humbur nga Vijnaldum, i kushton trofeun e parë Reds-ave. Guardiola fitues, hyn në histori, këtë radhë pas kartonit të parë të verdhë të një trajneri. Akorduar nga Atikson.


“Community Shield”( Superkupa) e Anglisë: Liverpul-Mançester Siti 1-1 (4-5 (p)

Mançester Siti që fitoi Premier Ligën dhe Kupën FA, sot u përball me Liverpulin e vendit të dytë në kampionat, në tentativë për të fituar trofeun e parë sezonal në Angli.

E gjithë vëmendja në Uembli të Londrës për të fituar “Community Shield” (Superkupa e Anglisë). Ndeshja ka startuar me ethe të forta, pasi që në start të saj, Sterling për formacionin e Guardiolës, ka shënuar golin e avantazhit provizor në të 12-tën.

Edhe pse me probleme në formacionet përkatëse, spektakli dhe lufta e fortë sportive, ndërmjet dy skuadrave më të mira në edicionin e kaluar në Premier, nuk ka munguar.

Në pjesën e dytë, teksa loja po i afrohej fundit, Liverpul barazon me anë të Matip. Van Dijk, nis një top në zonë dhe aty futbollisti i ri i Reds-ave godet saktë me kokë për 1-1.

Më pas luhet më me kujdes, por fundi fikson barazimin. Nuk ka shtesë, dhe kalohet menjëherë te penalltitë. Në këtë ‘ lotari ruse”, i pari për Liverpulin ishte Xherdan Shaqiri që goditi saktë.

Por gabimi i Vijnaldum, i kushtoi rëndë skuadrës së Klop, që sheh Sitin të marrë trofeun e parë sezonal, atë të Superkupës së Anglisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!