Champions? Guardiola ka përparësi të tjera
● Trajneri i Sitit para sfidës me Liverpolin i bën të qarta disa koncepte. Ai nuk do të të humbasë Premier League dhe trofet e tjerë për t’u përqendruar ekskluzivisht në fitoren e Champions Leagues.
Kampionët e Anglisë kundër Champions League. Siti-Liverpol është sfida ndoshta më e mire, që futbolli ndërkombëtar mund të ofrojë tani. Guardiola, megjithatë, siç raportohet nga “Guardian”, sqaron disa koncepte. Ai nuk beson se Champions League është një parametër i mjaftueshëm për të gjykuar cilësinë e punës së tij. Në të vërtetë, ai ka përparësi të tjera…
Champions? “Liga e Kampioneve është një turne i rëndësishëm, por edhe i vështirë për t’u fituar, por unë nuk dua të bëj gjithçka në 7 ndeshje. Me siguri nuk dua të pres deri në shkurt, për të luajtur fatin tim në diçka shumë të rrezikshme”. Pra, shtytja ndaj kundërshtarëve të tij. “Fitimi i Ligës së Kampionëve është i denjë për respekt, por pse qenka më superior se ai që arritëm ne në 11 muaj? Jam shumë i sigurt, që Liverpol kishte shumë dëshirë ta fitonte këtë sezon Premier League, duke marrë parasysh se ata kanë 30 vite pa e fituar atë”.
Trofetë? Prioriteti i Guardiolës është të fitojë sa më shumë të jetë e mundur, pa ndonjë obsesion europian. “Nëse do të ishte e mundur, unë do të firmosja menjëherë për të përsëritur atë që bëmë sezonin e kaluar”. Dhe nëse nuk e arrin Championsin, Pep nuk shqetësohet, sepse teoria e teknikut të Sitit është shumë e thjeshtë. “Ne duhet të dimë se si ta menaxhojmë. Premier League mbetet qëllimi më i rëndësishëm për të arritur dhe ai më i besueshëm”. Koncepti është i thjeshtë. Në kampionat luhet çdo javë dhe ekuilibri i fuqisë është më “real” dhe episodet me më pak ndikim. “Fitimi i Champions League është jashtëzakonisht i komplikuar dhe varet nga disa faktorë: ofsajti, një vendim i gabuar arbitrar, një dëmtim… Shumë gjëra mund të ndodhin në një ose dy ndeshje”.
Harresa? Guardiola, më në fund i mbron lojtarët e tij me shpatë, “të lënë pas dore” në çmimet individuale të FIFA-s. Asnjë futbollist i Siti nuk ka qenë ndonjëherë në “Golden Ball”. “Unë u çudita pak, sepse ata kanë fituar shumë. Unë nuk mendoj se dikush fitoi më shumë se Bernardo Silva në sezonin e kaluar. Mbase duhet të prekim 250 pikë? Me gjithë respektin e duhur, besoj se sezoni i De Brujn ishte po aq i jashtëzakonshëm sa dhe aq sa Salah”, shprehet Guardiola..