Mik Shumaker, triumfi i parë në F-2

Një hap tjetër në histori për Mik Shumaker. Djali i Mikael, 7 herë kampionit të botës në F-1, fitoi garën e parë  në karierë në Formula 2.

Thjesht i përsosur . Piloti i  ‘Prema dhe i Ferrari Driver Academy’, u nis nga  pole dhe bëri një garë fantastike deri në fund.

Në xhirot e fundit, 20 vjeçari, pati kërcënimin e japonezit Matsushita ndaj të cilit u mbrojt si një kampion i vërtetë në pisten e Budapestit.

Emocionuese edhe për të ëmen Korina që si gjithnjë , i qëndron pranë të birit. Pas Shumakerit Jr, Matsushitës i dyti, i treti erdhi Sete Kamera.              

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!