Basketbolli ngel sërish në klasë…

Euro Basket 2021: Meshkuj, Grupi E:
Salla sportive “Feti Borova”: Shqipëri- Bjellorusi 51-73.
Ka nisur me një humbje dëshpëruese aventura e kombëtares së Shqipërisë në basketboll për meshkuj në turin paraeliminator të grupit E.
Shqipëria, Bjellorusia dhe Danimarka, janë skuadrat që do luftojnë deri në fund për të kaluar. Takimi i mbrëmjes së sotme i pari në grup, mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, nisi i barabartë por kjo situatë zgjati deri në fund të periodës së dytë.
Në të tretën, falë dhe cilësive të kundërshtarit, skuadra jonë kombëtare, u gjet në vështirësi dhe në fund të ndeshjës, pas dhe periodës së 4-ët, u fiksuan shifrat 51-73.