“Joan Gamper”, fitohet nga Barcelona…


Kupa “Joan Gamper” në “Kamp Nou” fitohet nga Barcelona. Deçiziv goli i Suarez në finale.

Barcelona-Arsenal 2-1 (Niles 69′(a), Suarez 90’/ Abumejang 36′)

Turenu miqësor “Joan Gamper”, sonte në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Arsenalit, nisi me një fjalim të kapitenit Lionel Mesi, që nuk është përfshirë në formacionin fillestar.

Më pas, takimi argëtues. Pas shumë aksioneve kryesisht të vendasve, vjen goli i parë në të 36-tën.

Abumejang për Arsenalin shënoi avantazhin e topçinjve, që sikurse gjate miqesoreve të verës, tregoi stabilitet edhe ndaj një Barcelone në gjirin e së cilës u pa që nga minuta e parë edhe Grizman.

Madje francezi shënoi që në minutën e 5-te, por goli ishte dukshem jashtë loje. Starti i së dytës, ofron lojën insistuese të blaugranëve, që në fund barazojnë pas autogolit të Niles në të 69-tën.

Përpjekjet e skuadrës së Valverdes, konkretizohen në minutën e 90-të, ndërsa Luis Suarez i dërgoi në 2 golat për të zotët e shtëpisë. Barcelona fiton trofeun “Joan Gamper”. (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!