Benfika, shkërmoq Sportingun në Superkupë


Superkupa e Portugalisë, i shkon kampionëve në fuqi. ‘Shqiponjat’ shpartallojnë në derbi, Sportingun e Lisbonës.

Benfika-Sporting 5-0 (R. Silva 40′, Pici 60′,75′, Grimaldo 64′ Çikuino 90′)

Ka një start emocionues në Portugali për llogari të sezonit 2019-2020. Në stadiumin ‘Algarve’ (Loulë), janë përballur  Benfica dhe Sporting  për Superkupën “Cândido de Oliveira’.

Derbi i Lisbonës edhe këtë herë ka folur për “shqiponjat”, teksa në fund të takimit , kanë merituar trofeun duke shpartalluar keq ‘kushurinjtë’ e Sportingut.. Goli i parë i kampionëve luzitane, është regjistruar  në minutën e 40-të nga 26-vjeçari Rafa Silva.

Benfika pas pushimit godet me dy gola të tjerë sapo kronometrohet minuta e 60-të. Pici fillimisht dyfishon  për  skuadrën e Bruno Lage,ndërsa 4 minuta me vonë saktësisht në të 64-tën, radha e Grimaldos për një 3-0 të rëndë.

Por Luis Miguel Afonso (Pici), nuk gjën qetësi dhe në të 75’ shënon të dytin personal dhe të katërtin për Benfikën duke venitur përfundimidht shpresat e Sportingut. Në të 90-tën, nata magjike e Benfikës, mbyllet me golin e 5-të të Çikuinos.(video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!